Venezuela akuzon SHBA-në për “agresion ushtarak”, shpall gjendje të jashtëzakonshme

moduro

Qeveria e Venezuelës dënoi atë që e quajti një “agresion ushtarak shumë serioz” nga Shtetet e Bashkuara, pasi shpërthime u raportuan herët të shtunën në kryeqytetin Karakas dhe në disa zona të tjera të vendit.

Në një deklaratë zyrtare, autoritetet venezueliane akuzuan SHBA-në për kryerjen e sulmeve në Karakas si dhe në shtetet Miranda, Aragua dhe La Guaira. Presidenti Nicolás Maduro nënshkroi një dekret për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe urdhëroi zbatimin e planeve të mbrojtjes kombëtare “në kohën e duhur dhe në rrethanat e duhura”.

Qeveria u bëri thirrje forcave shoqërore dhe politike të mobilizohen për të mbrojtur vendin, duke theksuar unitetin mes popullit dhe forcave të armatosura. Po ashtu, njoftoi se do të paraqesë ankesa pranë Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare, duke kërkuar dënimin e SHBA-së.

Populli i Venezuelës dhe Forcat e Armatosura Kombëtare Bolivariane, në unitet të plotë popullor-ushtarak-policor, janë të vendosur të garantojnë sovranitetin dhe paqen” thuhet në deklaratën zyrtare.