Lajme

Vendimi për mbylljen e TikTokut, Berisha: Protestë kombëtare më 15 mars

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të qeverisë për të mbyllur rrjetin social TikTok, duke paralajmëruar protestë kombëtare më 15 mars.

Sipas Berishës, ky është një akt censure ndaj mbi 1 milion përdoruesve të TikTokut në Shqipëri. Ndërsa akuzon Edi Ramën se po rreshton Shqipërinë me Afganistanin dhe Iranin.

Sot në kulmin e fushatës elektorale, narkopadrinoja i Shqipërisë, Toto Rino apo El Çapo, njoftoi vendimin e narkoqeverisë së tij për ndalimin e TikTokut për 12 muaj. Me këtë akt censure të mbi 1 milion përdoruesve të TikTokut në Shqipëri, Edi Rama rreshton Shqipërinë me Afganistanin dhe Iranin.

Ky akt censure është një akt i mirëfilltë fanatizmi, intolerance, frike dhe tmerri nga mendimi i lirë dhe shprehja e tij.

TikTok është një platformë komunikimi, e cila ka pushtuar sot, ka pëlqimin masivisht të të rinjve në Shqipëri dhe në botë.

Të pretendosh se po ecën drejt Europës dhe të rreshtosh Shqipërinë me Iranin, Afganistanin, Somalinë, bën një akt monstruoz kundër fjalës së lirë, një censurë dhe dëshmon se udhëtimi evropian i Shqipërisë është një hipokrizi për ty.

Rikujtoj këtu se zëvendëspresidenti i SHBA, JD Vance, në fjalën e tij në Mynih, konsideroi mbylljen e medieve sociale si një antivlerë shumë të rrezikshme për shoqëritë e lira, fjalën e lirë dhe mendimin e lirë”, është shprehur Berisha.

Berisha shtoi se kryeministri Rama po ripërsërit atë që bënte Enver Hoxha përgjatë diktaturës të cilët valëve të radios dhe televizioneve perëndimore u vinin zhurmues në të katër anët e vendit.

T’u heqësh shqiptarëve të drejtën e përdorimit të TikTokut dëshmon se çfarë arbitrariteti. Ripërsërit ekzakt atë që bënte Enver Hoxha, Spiro Koleka, Kristaq Rama gjatë diktaturës, të cilët valëve të radios dhe televizioneve perëndimore u vinin zhurmues në të katër anët e vendit.

Me këtë rast ftoj të gjithë gjimnazistët, të gjithë të rinjtë, të gjithë qytetarët të nisim betejën për çlirimin e TikTokut dhe përmbysjen e narkodiktatorit. Me datën 15 mars protestë e përgjithshme kombëtare në sheshin ‘Skënderbej’ para kryeministrisë.

Një protestë në të cilën kërkohet anulimi i menjëhershëm i vendimit për censurën dhe bllokimin e TikTokut”, ka theksuar Berisha.

Blerti Delija

Recent Posts

Zëvendës presidenti i FIFA-s thirrje Anglisë: Hidhni kandidaturën për Botërorin e 2038-ës!

Në një intervistë për “The Times”, Viktor Montaljani i ka kërkuar Federatës së Futbollit që…

12 hours ago

Metodologjitë e kërkimit në doktoraturë / Ligjëratë akademike në UNISHK nga profesori belg Jean-Michel De Waele

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” organizoi ligjëratën akademike me temë: “Metodologjitë e kërkimit në një…

14 hours ago

Hyrja e Shkodrës / Vijon pandërprerë puna për ndërtimin e korsive të reja

Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet punimeve duke i çelur kështu rrugë projektit…

14 hours ago

Nostalgjia e  emigrantëve / Oboti, peng i  Zef dhe Simon Çukajt

Zef Çukaj dhe Simon Çukaj prej ditësh janë rikthyer nga Anglia dhe Italia, vende ku…

14 hours ago

Shkreli: I gatshëm të bashkëpunoj / Kryebashkiaku i Vau të Dejës flet gjatë inspektimit të punës tek kanalet vaditëse

Teksa inspektoi investimin që po bëhet në furnizimin me ujë vaditës të fshatrave Shelqet, Pistull…

14 hours ago

Dita Ndërkombëtare e Familjes / Festë e veçantë në shkollën “Pashko Vasa” me nxënës, mësues dhe prindër

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Familjes, në shkollën “Pashko Vasa” u organizua aktiviteti festiv…

14 hours ago