Vendimet e qeverisë/ Gent Gazheli ikën nga Doganat, emërohet zv.ministër i Mjedisit. Në vend të tij caktohet Besmir Beja. Gentian Kerri, Sekretar i Përgjithshëm i “Financave”
Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e kësaj të mërkure (28 janar) disa ndryshime në drejtimin e disa institucioneve dhe strukturave shtetërore.
Këshilli i Ministrave vendosi lirimin e Gent Gazhelit nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave dhe emërimin e tij si zv.ministër i Mjedisit.
Po ashtu, me vendim qeverie, Besmir Beja është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Doganave, ndërsa më herët ka mbajtur detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave. Në këtë pozicion, Këshilli i Ministrave ka emëruar Gentian Kerrin.
“Njoftim për Mediat – Agjencia për Media dhe Informim njofton se në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, të zhvilluar ditën e sotme, janë miratuar disa ndryshime në drejtimin e institucioneve dhe strukturave shtetërore.
– Z. Gent Gazheli lirohet nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave dhe emërohet Zëvendësministër i Mjedisit.
– Z. Besmir Beja emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Doganave.
*Më herët, z. Beja ka mbajtur detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave.
– Ndërkohë, z. Gentian Kerri emërohet Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave”, thuhet në njoftim.
