Velipojë, mjekët shpëtuan nga mbytja 17 vjeçarin/ Ministrja vlerëson bluzat e ba…

Velipoje mjeket shpetuan nga mbytja 17 vjecarin Ministrja vlereson bluzat
Velipojë, mjekët shpëtuan nga mbytja 17 vjeçarin/
Ministrja vlerëson bluzat e bardha të Velipojës
Këtë të hënë mjekët dhe infermierët e Qendrës Shëndetësore Velipojë janë përballur me një rast të vështirë. Një 17 vjeçar i cili rrezikoi të mbytej në det. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të bluzave të bardha i riu mundi të mbijetonte. Pas normalizimit të tij, vetë i riu dhe familjarët kanë falenderuar bluzat e bardha të cilët i shpëtuan jetën. 17 vjeçari sëbashku me familjen, pasi qëndroi 2 orë në terapi intensive është rikthyer sërish duke vijuar pushimet sëbashku me familjen. Rastet e shpëtimit këtë sezon nga infermierja Vjollca Voci dhe ekipi i qendrës shëndetësore në Velipojë fatmirësisht kanë qenë të shumta. Edhe Ministrja e Shendetësisë Ogerta Manastirliu ka shprehur mirënjohje në rrjetet sociale për bluzat e bardha të Velipojës.