Vatra zjarri në qarkun Shkodër / Digjen dy banesa në Malësi të Madhe dhe Velipojë, njëra e pabanuar

vatra zjarri shkoder

24 orët e fundit, në mbarë vendin janë evidentuar 24 vatra zjarri.

Informacioni është zyrtar nga Ministria e Mbrojtjes, teksa evidentohet se vatrat e zjarrit janë evidentuar në bashkitë  Vau Dejës, Malësi e Madhe të Qarkut Shkodër.

Në dy raste zjarret janë evidentuar në dy banesa, njëra në fshatin Zagorë, bashkia Malësi e Madhe dhe tjetra në një shtëpi të pabanuar në vendin e quajtur “Mali i Kolajt”, Velipojë.

Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Për ditën e sotme, nga parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave pritet nivel rrezik “I LARTË” në qarqet; Lezhë, Durrës, Tiranë, Berat dhe Fier, ndërsa në qarqet e tjerë pritet nivel rrezik “I MODERUAR”.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se çdo rast zjarri duhet të njoftohet menjëherë pranë strukturave vendore. Bashkëpunimi i qytetarëve është vendimtar për mbrojtjen e jetës, pronës dhe natyrës.