Van Gaal fiton betejën me sëmundjen e rëndë dhe lajmëron: Në dy vitet e fundit më kanë kontaktuar disa skuadra!

Van Gaal fiton

Luis Van Gaal në intervistën më të fundit që ka dhënë ka bërë me dije se më në fund ndohet mirë dhe se mjekët i kanë thënë se ka mposhtur tumorin që kishte në prostat.

Holandezi, i cili pak vite më parë bëri publik faktin se po luftonte për jetën, tani shpejgon se gjithçka është mirë dhe se i është rikthyer jetës që bënte përpara se të mësonte lajmin e keq.

Në intervistën e dhënë ai la të kuptohej se ajo çfarë kishte kaluar këto muaj nuk kishin ndikuar në vullnetin që ka për të stërvitur ende në nivele të larta. 73-vjeçari ka bërë me dije se është kontaktuar nga disa klube, por i ka refuzuar dhe se tani po kërkon që të marrë drejtimin e një kombëtareje të madhe.