Vaksinimi HPV nis edhe te djemtë / Kryevaksinatori i DSHP Shkodër: Vaksina parandalon disa lloje kanceri
Duke filluar nga 5 janari, në të gjitha qendrat shëndetësore në Shkodër ka nisur edhe vaksinimi i djemve 13-vjeçarë me kundër Human Papilloma Virus, vaksinë e futur tashmë në kalendarin kombëtar.
Kryevaksinatori i DSHP Shkodër Arben Xhabija shprehet se kjo vaksinë synon parandalimin e disa llojeve të kancerit të lidhura me HPV-në, ndërsa te vajzat vaksina mbron kryesisht nga kanceri i qafës së mitrës.
Dy vite më parë në Shkodër ka nisur të aplikohet vaksinimi për vajzat në moshën 14–20 vjeç, sipas kryevaksinatorit Xhabija.
Për tre mujorin e parë të këtij viti kanë mbërritur mbi 350 doza të cilat mbulojnë djemtë që këtë vit mbushin 13 vjeç.
Sipas DSHP Shkodër që nga viti 2023, në Shkodër janë vaksinuar mbi 2000 vajza të moshës, 13–20 vjeç kundër Human Papilloma Virus.
Vaksina është e liçensuar dhe ofrohet falas në çdo qendër shëndetësore.
