Vaksina kundër gripit sezonal / Kryevaksinatori Xhabija: Në Qarkun e Shkodrës janë vaksinuar 10 mijë e 600 qytetarë

vaksina kunder gripit

Në Qarkun e Shkodrës janë kryer deri tani 10 mijë e 600 vaksina anti-grip, duke rritur mbrojtjen e qytetarëve ndaj gripit sezonal.

Këtë e bëri të ditur kryevaksinatori i Drejtorisë së Shëndetit Publik, Arben Xhabija.

Sipas kryevaksinatorit Xhabija nga rezultatet e deritanishme është evidentuar vetëm virusi i zakonshëm, konkretisht virusi i gripit të tipit A.

 Deri në këto momente nuk është konstatuar asnjë rast pozitiv me COVID-19.

Sipas tij, prioriteti i vaksinimit i jepet grupeve më të rrezikuara, personave me sëmundje kronike, individëve me nevoja të veçanta dhe punonjësve në sektorë me rrezik të lartë.

Që nga shtatori i vitit të kaluar janë siguruar 14 mijë doza të vaksinës, të cilat po aplikohen tek qytetarët.