Vaksina  anti- grip/ Xhabija: Nga 14 mijë doza, janë aplikuar 9300

arben xhabija

9300 doza të vaksinës anti- grip janë aplikuar në rrethin e Shkodrës që nga muaji tetor.

Kryevaksinatori Arben Xhabija tregon se në total kanë mbërritur rreth 14 mijë doza.

Javën e shkuar u raportuan 600 persona më grip nga qendrat shëndetësore, ndaj Xhabija apelon që qytetarët të vaksinohen edhe në këto momente veçanërisht ato që kanë sëmundje kronike.

Vaksina nuk mungon, tha shefi i vaksinimit, pasi në rast ezaurimi mund të tërhiqen doza të tjera nga Instituti Publik në qendër.

Vaksina anti- grip ndihmon qytetarët për ta kaluar më lehtë gripin, sidomos ata që kanë bashkëshoqerim të sëmundjeve kronike, ndaj thirrja e specialistëve mbetet vaksinimi.