Vakancat për Këshillin Drejtues të RTSH, Komisioni lë 10 ditë kohë kalendarike

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik shpalli të martën unanimisht 11 vakancat për kryetar dhe anëtarë të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar.
Gjatë mbledhjes u kërkua përshpejtim i afateve, ndërsa u la 10 ditë kohë kalendarike për dorëzimin e dokumentacionit nga ana e kandidatëve, ndërsa u propozua që kohëzgjatja e mandatit të anëtarëve të rinj dhe kryetarit që do të zgjidhen të jetë mandat i plotë 5-vjeçar.
Me votim të fshehtë elektronik në seancën e së hënës, parlamenti liroi dhe shkarkoi nga detyra të gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së.