Vajrat më të mirë për të gatuar dhe cilët duhet të shmangni

Disa vajra janë të njohura dhe të tjerët, si vaji i avokados ose i kokosit, janë më pak të njohur. Cili vaj është i duhuri për ju? Kjo varet kryesisht nga lloji i gatimit që po bëni.

Pika e djegies së një vaji, është një nga gjërat më të rëndësishme për t’u marrë parasysh. Nëse ngrohni vajin përtej pikës së tij të djegies, ai jo vetëm që dëmton shijen, por shumë nga lëndët ushqyese në vaj degradohen dhe ai do të lëshojë përbërës të dëmshëm të quajtur radikale të lira.

Vaj ulliri – Një element kryesor në dietën mesdhetare, vaji i ullirit është një nga vajrat më të njohur në botë jo vetëm për shijen e tij, por edhe për vetitë shëndetësore. Vaji i ullirit mund të ndihmojë në rritjen e niveleve të kolesterolit HDL (kolesteroli “i mirë”). Kjo nga ana tjetër mund të ndihmojë në zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës, zvogëlimin e inflamacionit dhe madje edhe uljen e rrezikut të kancerit.

Vaj avokado – Në krahasim me vajrat e tjerë, vaji i avokados ka një shije dhe erë më të fortë. Funksionon shkëlqyeshëm si në sallatë, ashtu edhe për gatim në temperatura të larta. Vaji i avokados është gjithashtu i pasur me vitaminë E, acid linoleik dhe acid oleik. Ky vaj është gjithashtu i lartë në antioksidantin lutein.

Vaj soje – Pjesa më e madhe e vajit të sojës që shitet është pjesërisht e hidrogjenizuar, një proces që e bën vajin më të qëndrueshëm dhe rrit djegies. Vajrat e hidrogjenizuara duhet të konsumohen me moderim. Studiuesit kanë gjetur një lidhje midis vajit të sojës dhe ndryshimeve metabolike dhe neurologjike.

Vaj luledielli – I pasur me acid oleik dhe me pikë tymi të lartë, vaji i lulediellit është një zgjedhje e mirë kur bëhet fjalë për skuqjen. Hulumtimet kanë zbuluar gjithashtu se vaji i lulediellit mund të rrisë nivelet e kolesterolit HDL dhe të zvogëlojë nivelet e kolesterolit LDL (kolesteroli “i keq”).

Vaj liri – Vaji i farave të lirit është i pasur me acid alfa-linolenik (ALA), i cili është një acid yndyror omega-3. Ndërsa vaji i lirit është i pasur me vlera ushqyese dhe mund të ndihmojë me të vërtetë në reduktimin e inflamacionit, ai nuk duhet të përdoret në gatim në temperaturë të lartë, pasi ka një pikë djegie shumë të ulët.

Vaji i palmës- Në lidhje me shëndetin, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se “Disa studime e lidhin konsumin e vajit të palmës me rritjen e vdekshmërisë nga sëmundjet ishemike të zemrës, rritjen e kolesterolit të lipoproteinës me densitet të ulët, rritjen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe efekte të tjera negative. Studime të tjera tregojnë se nuk ka efekte negative apo edhe rezultate të favorshme shëndetësore nga konsumimi i vajit të palmës.

Vaj misri- Vaji i misrit i rafinuar shpesh bëhet nga misri OMGJ (i modifikuar gjenetikisht). Është gjithashtu i lartë në acide yndyrore inflamatore omega-6. Ka një pikë të lartë djegieje dhe kjo është një nga arsyet pse përdoret për të skuqur.

RTSH Shkodra

Recent Posts

PD reagon ndaj deklaratës së kryekëshilltarit Luli – Irena Shala: Opozita nuk ka bojkotuar Shkodrën, ka mbrojtur vendimmarrjen

Kryetarja e grupit të anëtarëve të Këshillit Bashkiak të PD-së, Irena Shala-Shestani, ka reaguar ndaj…

7 hours ago

Procesi për vdekjen e Maradonës/ Dëshmia e shefit të reparti të terapisë intensive: Luque s’lejoi mjekët të futeshin në dhomë!

Olivos ku Diego Maradona u operua për herë të fundit më 3 nëntor të  2020…

9 hours ago

PSD takime në Has – Kandidatët për deputetë: Vendlindja jonë do të ketë të ardhme më të mire

Nga Hasi, mes emocionesh, kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, zhvilloi një komunikim të…

10 hours ago

Spahia takim me tregtarët e Rusit / Kandidati i PD- ASHM: Biznesi i vogël në faliment, rriten tarifat dhe taksat

Rritja e taksave dhe tarifave, pensionet e ulëta që nuk mbyllin as shërbimet bazike dhe…

10 hours ago

“Takim mes miqsh të vjetër” – Kandidati i PD- ASHM,  Ted Kopliku,  bashkëbisedim në një oborr shtëpie

I veçantë ishte takimi i radhës i kandidatit për deputet të Partisë Demokratike, Ted Kopliku.…

10 hours ago

Vajzat e reja për veprim klimatik – Në “28 Nëntori” zbatohet projekti për një të ardhme të qëndrueshme

Nëpërmjet fuqizimit të vajzave dhe grave u zhvillua në gjimnazin “28 Nëntori” Shkodër faza finale…

10 hours ago