Urimi i Arqipeshkvit të Shkodrës / Peragine: Situata në vend kërkon më shumë angazhim institucional e fetar

giovanni peragine

Në vigjilje të Krishtindjes, Arqipeshkvi Metropolitan Shkodër-Pult,  Imzot Giovanni Peragine, ka uruar besimtarët katolik.

 Besimi ynë na fton të ndërtojmë një qytet me marrëdhënie të reja, ku tjetri nuk është kundërshtar, tha Peragine

Ndryshimet shoqërore, emigrimi që ndan shumë familje, vështirësitë ekonomike, vetmia e të moshuarve, brishtësia e të rinjve që kërkojnë drejtim dhe të ardhme kërkojnë më shumë angazhim insttiucional, civil e fetar tha Arqipeshkvi.

Ndaj le të përejtojmë një krishtlindje besimi e shprese.

Duke përfunduar Vitin Jubilar të Shpresës, dioqeza e Shkodrës dhe e gjithë Kisha në Shqipëri përgatiten të jetojnë një vit të ri hiri në përvjetorin e 130-të të shpalljes së Zojës së Këshillit të Mirë si Mbrojtëse e Shqiptarëve.