Urgjenca Rajonale, 140-150 vizita në ditë / Dajti: Asnjë rast deri më tani me Covid- 19

ardjan dajti

Aktualisht Urgjenca e Spitalit Rajonal Shkodër po përballon një fluks prej 140-150 vizita në ditë.

 Për shefin e Urgjencës, doktor Ardjan Dajtin,  kjo konsiderohet situatë normale bazuar në përiudhën që jemi aktualisht.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë rast që ka rezultuar pozitiv me covid 19, megjithatë Dajti tregon se janë në situatë vigjilente.

Rastet më të shpeshta që paraqiten në urgjencë janë virozat stinore, problem me tensionin tek moshat e treta apo edhe rastet gastrointerite.

urgjenca f