Urgjenca e Shkodrës në gatishmëri – Shpuza apel qytetarëve: Festoni me kujdes !

urgjenca ne gatishmeri

Urgjenca e Spitalit Rajonal Shkodër po vijon punën edhe përgjatë ditës së fundit të këtij viti duke përballuar një fluks mesatar prej 120 vizita në ditë. Bluzat e bardha tregojnë se më së shumti janë virozat stinore.

Mjekë dhe infermierë do të jenë në gadishmëri 24 orë.

 Mjeket apelojnë drejt qytetarëve që të festojnë me masë duke u kujdesur për shendetin e tyre.

Referuar viteve të fundit, ndërrimi i viteve nuk ka shënuar incidente të rënda në Shkodër.

 Po ashtu, krahas bluzave të bardha edhe uniformat blu do të jenë në patrullime të vazhdueshme me qëllim ndalimin e drejtuesve që kanë konsumuar alkool duke parandaluar aksidente të mundshme.