Urgjenca e Shkodrës, mbi 150 raste në ditë / Dajti: Të shpeshta traumat nga aksidentet rrugore dhe sportet ujore
Urgjenca e Spitalit Rajonal të Shkodrës po përballet me një fluks të lartë qytetarësh gjatë këtij sezoni veror.
Krahas problemeve qe sjellin temperaturat e larta edhe fluksi në rritje i turistëve vendas dhe të huaj kanë ndikuar ndjeshëm në shtimin e rasteve që kërkojnë ndihmë mjekësore.
Sipas drejtuesve të repartit, janë shtuar ndjeshëm edhe urgjencat nga aksidentet rrugore, si dhe traumave të shkaktuara nga aktivitetet dhe sportet ujore.
Po sipas shefit te Urgjencës, kirurgut Dajti, riorganizimi i shërbimit të urgjencës territoriale ka ndikuar edhe ne ofrimi i ndihmës më të shpejtë dhe të kualifikuar, duke përballuar më mirë fluksin në rritje të pacientëve.
Sipas të dhënave zyrtare, që nga fillimi i sezonit, urgjenca e Spitalit të Shkodrës trajton mbi 150 raste në ditë.
