Ura e Mesit “pushtohet” nga të huajt / Turistët nga Evropa: Është vend i këndshëm, me peisazh fantastik

Ura e Mesit, monument që lidh të shkuarën me të tashmen, mbetet një destinacion i veçantë për të gjithë vizitorët, duke tërhequr turistët vendas dhe të huaj që vizitojnë Shkodrën.
Këtë të premte, vizitorët nga vende të ndryshme të Europës ishin të shumtë.
Ata thonë se është një vend i këndshëm, ndaj erdhëm ta vizitojmë me miqtë apo familjarët.
“Ne jemi nga Polonia. Unë quhem Irek dhe jemi nga qyteti Gdansk, në veri të Polonisë.
Është hera jonë e parë në Shqipëri. Na pëlqen shumë këtu. Është një vend shumë i bukur — gjithçka është e mrekullueshme. Ndoshta paksa shumë ngrohtë, paksa shumë vapë, por prapë është shumë bukur.
Erdhëm mbrëmë, ndaj nuk kemi pasur kohë ende të vizitojmë Shkodrën, por kemi dëgjuar shumë gjëra të mira për të. E dimë që është një vend shumë i bukur.
Tani po planifikojmë të shkojmë në Theth, për të parë Parkun Kombëtar. Pas kësaj, sigurisht do të vizitojmë edhe Kalanë e Rozafës dhe muzeun dhe gjithçka tjetër.
Jam i sigurt që do na pëlqejë shumë.
Mendoj gjithashtu që Shkodra është një vend shumë i mirë për të qëndruar si bazë, për të vizituar shumë vende përreth.
-Ne jemi nga Republika Çeke. Është hera e dytë. Kemi qenë këtu edhe para një muaji.
Shkodra është një qytet shumë i bukur, me peizazhe fantastike.
Na pëlqejnë shumë edhe malet këtu.Po, padyshim natyra. Ne kemi qenë së fundmi në Theth dhe është thjesht mahnitëse. Fjetëm atje dhe kur u zgjuam me atë pamje të maleve, ishte diçka e jashtëzakonshme”, – shprehen turistët.
Arkitektura dhe historia e saj e krijimit iu jep njerëzve dëshirën për ta vizituar ketë vend, për të bërë foto fantastike dhe t’ua sugjerojnë edhe miqve të tyre për ta vizituar.