Universiteti i Shkodrës, gati për maturantët / 70 programe studimi dhe degë të reja për vitin e ri akademik në tre cikle
Vera është periudha e vendimeve të rëndësishme për maturantët, të cilët ndodhen përballë zgjedhjes së rrugës së tyre të mëtejshme akademike.
Universiteti “Luigj Gurakuqi” i Shkodrës, një nga institucionet më të rëndësishme të arsimit të lartë në vend, ofron këtë vit 70 programe studimi në tre ciklet: Bachelor, Master dhe Doktoraturë.
Për vitin e ri akademik, universiteti pritet të hapë programe që synojnë të përmbushin nevojat e tregut të punës dhe të përfshijnë teknologjitë e reja dhe kërkimin shkencor.
Për të gjithë maturantët, që janë në proces aplikimi, Universiteti i Shkodrës përfaqëson një zgjedhje të denjë, jo vetëm për nivelin akademik, por edhe për jetën studentore që ofron qyteti.
Aplikimet për programet e studimit janë të hapura dhe bëhen përmes portalit U-Albania, sipas afateve të përcaktuara nga MAS.
