UNISHK zgjeron partneritetet ndërkombëtare / 12 marrëveshje të reja bashkëpunimi vetëm këtë vit
Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” po zgjeron ndjeshëm partneritetet ndërkombëtare.
Vetëm gjatë këtij viti akademik janë nënshkruar 12 marrëveshje të reja bashkëpunimi me universitete dhe institucione kërkimore nga Europa, Ballkani Perëndimor dhe vende të tjera.
Drejtuesja e Drejtorisë së Kërkimit Shkencor, Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Brisena Kopliku, thekson se procesi i ndërkombëtarizimit mbështetet në disa shtylla kryesore, me synimin për të integruar universitetin në hapësirën europiane të arsimit të lartë.
Sipas saj, përveç rritjes së mobiliteteve të studentëve dhe stafit akademik, si dhe forcimit të kapaciteteve të kërkimit shkencor, rëndësi e veçantë po i kushtohet zhvillimit të programeve të përbashkëta studimore me disa nga universitetet partnere.Në Planin e Zhvillimit të partneriteteve, USH synon zgjerimin selektiv të rrjetit të bashkëpunimeve, duke mos u fokusuar vetëm në numrin e marrëveshjeve, por në ndërtimin e partneriteteve strategjike me institucione që sjellin vlerë të shtuar në kërkim, mësimdhënie dhe projekte
