Për vitin e ardhshëm akademik 2025-2026, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” pritet të ofrojë 14 programe të reja studimi, duke e çuar në 82 numrin total të programeve akademike.
Rektori i universitetit, Prof. Dr. Tonin Gjuraj, bën të ditur se një pjesë e këtyre programeve të reja i përket ciklit të dytë të studimeve.
Përveç zgjerimit të ofertës akademike, universiteti po punon edhe për reformimin dhe përmirësimin e programeve ekzistuese, me synimin për t’iu përshtatur më mirë kërkesave të tregut të punës dhe zhvillimeve akademike bashkëkohore.
Në këtë periudhë, stafi akademik i Universitetit të Shkodrës është i përqendruar edhe në procesin e këshillimit të karrierës për maturantët, duke organizuar aktivitete informuese jo vetëm në qarkun e Shkodrës, por edhe në zonën verilindore të vendit.
Synimi është zgjerimi i gjeografisë studentore, duke përfshirë edhe të rinj nga trojet shqiptare përtej kufijve.
Robert Francis Prevost është zgjedhur Papa i ri dhe ka marrë emrin Leoni XIV. Ai…
Bashkimi Europian ka përmbyllur miratimin e çeljes së Grupkapitullit 3 të bisedimeve të anëtarësimit me…
Papa i sapozgjedhur Leoni XIV kremtoi meshën e tij të parë si kreu i Kishës…
Ministria e Brendshme ka bërë me dije se zyrat e shpërndarjes së kartave të identitetit…
Deputetët e Kosovës nuk arritën sërish dakordësinë për të konstituuar Kuvendin. Kryesuesi i seancës Avni…
Sot, (9 maj) zyrtarisht mbyllet fushata zgjedhore e partive politike, për parlamentaret e 11 majit. …
This website uses cookies.