UNISHK thirrje maturantëve për aplikime / Rektori Gjuraj: Universiteti ofron kushte dhe cilësi studimi

Rektori I Universitetit të Shkodrës, Tonin Gjuraj, nga mbledhja e fundit e senatit për këtë vit akademik i drejtoi një thirrje maturantëve që ndodhen në prag të aplikimeve për studimet e larta që të bëjnë zgjedhje të parë Universitetin “Luigj Gurakuqi”, duke theksuar risitë, përmirësimet infrastrukturore dhe ofertën e zgjeruar te këtij universiteti për vitin e ri akademik.
Gjatë mbledhjes u prezantua edhe raporti përfundimtar i auditit financiar të realizuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për periudhën 2022-2024.
Sipas gjetjeve të këtij raporti, janë evidentuar devijime nga kuadri ligjor dhe mungesë përputhshmërie në veprimtarinë financiare të universitetit, të cilat kanë sjellë një dëm ekonomik në vlerën e afro 35 milionë lekëve
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka propozuar një sërë masash, përfshirë ato organizative, dëmshpërblim financiar, si dhe ndërhyrje për eliminimin e efekteve negative të konstatuara. Masa e rekomandime këto që duhet të zbatohen nga universiteti brenda një afati 6-mujor