UNISHK forcon bashkëpunimin me Diasporën / Programe të reja akademike dhe trajnime për studentë e pedagogë
Si pjesë e strategjisë për zgjerimin e ndërkombëtarizimit,Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ka në fokus të veçantë edhe bashkëpunimin me diasporën shqiptare.
Sipas Drejtorisë së Kërkimit Shkencor, Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, gjatë këtij viti akademik po ofrohen trajnime të ndryshme, si dhe po punohet për hartimin e programeve të reja akademike, me interes të veçantë për studentët dhe pedagogët e diasporës.
Sa i përket mobiliteteve të studentëve dhe stafit akademik, vihet re një interes në rritje nga studentët shqiptarë që jetojnë në vende të ndryshme të Europës për të kryer studime semestrale pranë Universitetit të Shkodrës, në kuadër të programeve Erasmus+.
Pjesë e projekteve të Universitetit të Shkodrës për forcimin e bashkëpunimit me diasporën ka qenë edhe konferenca e organizuar në fillim të këtij viti akademik, me pjesëmarrjen e mësuesve shqiptarë që veprojnë në diasporë.
