Holanda është renditur si vendi më i mirë për rritjen dhe mirëqenien e fëmijëve ndër 43 shtete të anketuara, në një raport të publikuar së fundmi nga UNICEF.
Sipas raportit, ky vend ofron kushtet më të larta për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, shëndetin mendor dhe fizik, arritjet akademike dhe përgatitjen për të ardhmen.
Pas Holandës, në renditje ndjekin Danimarka, Franca, Portugalia dhe Irlanda, vende që gjithashtu ofrojnë mbështetje të fortë për zhvillimin e fëmijëve.
Në anën tjetër të spektrit, vendet me përqindjet më të larta të fëmijëve që hasin vështirësi në lexim, shkrim dhe aritmetikë janë Bullgaria, Kolumbia, Kosta Rika, Qipro dhe Meksika. Për sa i përket aftësive akademike, Japonia, Koreja e Jugut dhe Sllovenia janë ndër vendet që kryesojnë listën.
Raporti thekson gjithashtu se gjatë 25 viteve të fundit janë bërë përmirësime të dukshme lidhur me rënien e vdekshmërisë foshnjore, uljen e vetëvrasjeve te adoleshentët dhe rritjen e përqindjes së përfundimit të shkollës. Megjithatë, sfidat mbeten.
Fëmijët e sotëm përballen me një botë gjithnjë e më të ndërlikuar, të shënuar nga pandemia COVID-19, konflikte, ndryshime klimatike dhe përparime të shpejta teknologjike që ndikojnë në jetën dhe zhvillimin e tyre. Mbylljet e shkollave të shkaktuara nga pandemia COVID-19 patën një ndikim të konsiderueshëm në aftësitë akademike të fëmijëve.
10 vendet më të mira për fëmijët:
1: Holanda
2: Danimarka
3: Franca
4: Portugalia
5: Irlanda
6: Zvicër
7: Spanjë
8: Kroacia
9: Italia
10: Suedia
Në kuadër të nismës së bamirësisë “A goal in life”, e nisur në bashkëpunim me…
SPAK dhe BKH kanë ndërmarrë një tjetër aksion në qytetin e Shkodrës, ku janë shoqëruar…
Një ditë pas kërkesës së Koalicionit PD-ASHM për këqyrjen e pamjeve filmike të KZAZ nr.…
Është dita e Milan-Bologna, finalja e Kupës së Italisë. Pas “antipastës” në kampionat, me ndeshjen…
Mbrëmjen e djeshme u zhvilluan ndeshjet gjysmëfinale të fazës “Final 4” në kampionatin kombëtar të…
Yjet ndërkombëtarë të kinemasë, modës dhe artit janë mbledhur në rivierën franceze për hapjen e…
This website uses cookies.