UNESCO në mbrojtje të shkrimit të dorës – Rrezikohet nga përhapja e shkrimit digjital
Përdorimi masiv i shkrimit digjital po rrezikon gjithnjë e më shumë shkrimin me dorë.
Pikërisht në mbrojtje të tij, UNESCO ka prezantuar një projekt të posaçëm që synon parandalimin e braktisjes së shkrimit me dorë në fazat e hershme të zhvillimit të fëmijëve, si dhe nxitjen e përdorimit të tij gjatë gjithë jetës.
Pedagogia e Gjuhës në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, Elsa Rakipllari, sqaron se shkrimi me dorë nxit zhvillimin e aftësive të imëta psikomotore dhe të procesit të integruar të lexim-shkrimit.
Varësia e tepruar nga mjetet digjitale shpesh ka ndikuar në humbjen e aftësisë për të formuluar siç duhet mendimin, por edhe në uljen e përqendrimit.
Për UNESCO-n, shkrimi me dorë mbetet një element kyç i të nxënit dhe i transmetimit të dijes ndër breza.
