Ulen temperaturat, ngrohja bëhet detyrim / Në shkollat dhe kopshtet e Lezhës rritet nevoja për ngrohjen

aurora gjeloshi

Pas reshjeve të shiut, në Lezhë është shënuar edhe ulje e ndjeshme e temperaturave, çka ka sjellë nevojën për ngrohje në institucionet e edukimit.

 Drejtoresha e Arsimit në Bashkinë e Lezhës, Aurora Gjeloshi, bën me dije se në të gjitha shkollat dhe kopshtet është siguruar ngrohja.

Sipas saj, problematikat e evidentuara, të cilat lidhen kryesisht me institucionet arsimore që funksionojnë me ngrohje qendrore, janë trajtuar në kohë dhe janë zgjidhur plotësisht.

Zgjatja e kohës së ngrohjes gjatë kësaj periudhe ka qenë një domosdoshmëri dhe ka kërkuar monitorim të vazhdueshëm për të garantuar kushte optimale në çdo shkollë.

Ndërkohë, në shkollat dhe kopshtet ku ngrohja realizohet me dru, procesi ka qenë më praktik, pasi furnizimi është kryer më herët dhe aktualisht nuk paraqitet asnjë problematikë.

Në Bashkinë e Lezhës janë gjithsej  58 objekte shkoll dhe kopeshte, të cilat kanë të siguruar ngrohjen gjatë gjithë stinës së dimrit.