Ujësjellës i ri në Vaun e  Dejës – Prezantohet projekti që kap vlerën e 1.8mln euro

ujesjelles vau dejes

Agjensia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizime prezantoi në Bashkinë Vau Dejës projektin me vlerë 1.8 milion euro për ndërtimin ujësjellësit që do të furnizojë me ujë të pijshëm zonat e Paçramit, Pistullit dhe Spatharit.

Në një takim me banorët e këtyre fshatrave, drejtori i përgjithshëm i ujësjellësit, Flauers Shoshi, prezantoi këtë projekt të rëndësishëm.

Kryetari i Bashkisë Vau Dejës, Kristian Shkreli, falenderoi kreun e agjensisë së ujësjellësit për këtë investim tejet të nevojshëm për banorët e atyre zonave.

Gjatë prezantimit të projektit në Bashkinë Vau Dejës, banorët e Paçramit, Pistullit dhe Spatharit dhanë mbështetjen e tyre për këtë investim jetik për ta që e presin prej kohësh.