Ujë apo pije freskuese? / Shkodranët i qëndrojnë besnikë ujit
Temperaturat e larta të stinës së verës e bëjnë hidratimin një domosdoshmëri.
Në një kohë kur dëshira për freski është e madhe, zgjedhjet janë të ndryshme.
Por çfarë zgjedhin më shumë shkodranët për t’u freskuar gjatë ditës, ujin natyral apo pije të ndryshme freskuese?
Edhe pse pijet freskuese mund të ofrojnë një ndjesi të menjëhershme lehtësimi në vapë, uji mbetet mënyra më e sigurt dhe më e shëndetshme për të mbajtur trupin të hidratuar.
Ekspertët rekomandojnë që të konsumojmë të paktën 8 gota ujë në ditë, sidomos gjatë muajve të verës.
