UEFA Conference League / Vllaznia dhe Partizani njohin rivalët e raundit të parë kualifikues

vllaznia dugaspilis

Vllaznia dhe Partizani, ekipet shqiptare që janë pjesëmarrëse në UEFA Conference League njohën kundërshtarët e raundit të parë në këtë kompeticion.

Në shortin e hedhur në Nion të Zvicrës, nënkampionët e Vllaznisë mësuan se do të përballen me BFC Daugavpils (Letoni) , ndërsa Partizani do të luajë kundër Nomme Kalju FC (Estoni).

Shkodranët do të luajnë ndeshjen e parë në shtëpi, ndërsa ndeshjen e dytë në transfertë. E kundërta për të kuqtë e Partizanit, të cilët do të luajnë ndeshjen e parë në Letoni, ndërsa ndeshjen e kthimit në Tiranë.

Sakaq, skuadra e Dinamo City-t ka kaluar direkt në raundin e dytë pas vendimit të marrë nga UEFA dhe do të njohë nesër kundërshtarin e kësaj faze.

Ndeshjet e para të turit të parë kualifikues do të zhvillohen më 10 korrik, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë, më 17 korrik.