Udha e Kryqit para vigjiljes së Pashkëve – Qindra besimtarë, pjesë e procesionit që u parapri nga Imzot Peragine

Në vigjilje të Pashkëve, besimtarët katolikë të Shkodrës morën pjesë në Udhën e Kryqit. Procesioni nisi nga Katedralja “Shën Shtjefni” dhe në krye të tij ishin Arqipeshkvi i Dioqezës Shkodër-Pult, Giovanni Peragine dhe famullitari Dom Vlash Palaj.
Udha e Kryqit u përshkua nga qindra pjesëmarrës duke ndjekur 14 stacionet e rrugës së mundimit të Jezu Krishtit.
Varrezat e Rrmajit ishin ndalesa e fundit dhe nga aty Imzot Peragine iu drejtua të pranishmëve me fjalën e tij.
“Udha e Kryqit” është procesioni që i paraprin festës së Pashkëve, të cilat këtë vit kremtohen të dielën e 20 prillit.