Emigrantët me urdhër dëbimi nga Italia, që tashmë ndodhen në kampin e Gjadrit, kanë shfaqur sjellje agresive. Mësohet se disa prej tyre kanë tentuar të dëmtojnë dhomat ku po qëndrojnë dhe kjo ka bërë që autoritetet të shtojnë masat e sigurisë brenda kampit.
Sipas burimeve për RTSH, personat të cilët kanë shfaqur sjellje agresive dhe të dhunshme janë futur në pjesën e izolimit që është përshtatur si burg.
Grupi prej 40 emigrantësh me urdhër dëbimi nga Italia mbërritën me pranga në duar në kampin e Gjadrit më 11 prill, por mësohet se që prej ditës së parë që kanë ardhur në kamp, grupi i emigrantëve nuk po shfaq sjellje të mirë. Në bazë të një dekreti të qeverisë Meloni, Gjadri do të përdoret edhe për ndalimin e emigrantëve që presin dëbimin dhe që nuk kanë më të drejtë për azil.
Afati maksimal i qëndrimit në qendrën e Gjadrit do të jetë 18 muaj, derisa vendet e tyre të origjinës të pranojnë kthimin e tyre.
Në ambientet e bibliotekës “Marin Barleti” në Shkodër u promovua libri “Labirint në tru” i…
Shkodra po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një nga destinacionet më të preferuara për…
Me kryefamiljaret shkodrane, ato që janë kolona kryesore e familjes, e zhvilloi takimin e radhës…
Figura e dirigjentit dhe mjeshtrit të korit, Kujtim Alija, mbetet një nga shtyllat më të…
Vau i Dejës i ka rezervuar një pritje entuziastëve kandidatëve për deputet të Partisë Socialiste.…
Takimin e radhës kandidati i Partisë Demokratike për qarkun Shkodër, Ted Kopliku, e kishte me…
This website uses cookies.