U përjashtua nga Kuvendi bashkë me 5 deputetë të PD-së-Noka: S’e njohim vendimin, po na bëhet inkuizicion

Nok

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka së bashku me grupin e deputetëve të opozitës ka reaguar pas përjashtimit të 6 deputetëve për 30 ditë nga punimet e Kuvendit.

Duke folur për mediat pas vendimit të Sekretariatit të Etikës Flamur Noka tha se opozita nuk do ta njohë këtë vendim.

“Mbrëmë ishte një mesazh, ne nuk ndalemi derisa t’i çmontojmë. Ne masa të propozuara nga Gysi nga Suelët apo nga Troplinët nuk ndalet por vetëm motivohet. Ata që përfaqësojnë në pushtet kartelet atyre sot po u rrëshqet dheu nën këmbë. Është detyra jonë ta çojmë deri në fund misionin tonë”, u shpreh Noka.

Ai e konsideroi përjashtimin e deputetëve nga punimet e Kuvendit si ikuzicion që kryhet ndaj vetë opozitës.

Noka tha se opozita nuk ndalet derisa ta zhëjë këtë realitet.

Gysi flet me kapon, ndan edhe tenderat, ndan edhe urdhrat se kush do të shpallet armik i pushtetit, sa do dënohet dhe si do dënohet. Ju e patë shkojnë të gjithë si lepuj në zyrën e Gysit. Japin dhe marrin porosi për çdo gjë; rrëmbime, vrasje, tendera”

Edhe për opozitën inkuizicion është përjashtimi. Ne kemi për detyrë t’u themi shqiptarëve që kështu është, është një realitet. Ne nuk ndalemi derisa sa ta zhbëjmë këtë realitet”, tha Noka, ndërsa shtoi se “ne zbatojmë ligjin dhe Kushtetutën por masat dhe propozimet e Gysit ne nuk i njohim”.

Ndërkaq, më herët deputetët e Partisë Demokratike që shkaktuan tensione në seancën e fundit plenare, si Belind Këlliçi, Fidel Kreka, Albana Vokshi, Klevis Balliu, Flamur Noka dhe Elda Hoti u përjashtuan me 30 ditë të pjesëmarrjes së tyre në Parlament. Ndërsa sa i përket grupit tjetër të deputetëve, Sekretariati i Etikës së Kuvendit u ka tërhequr vëmendjen për sjelljen dhe veprimet e tyre në Parlament.