U lanë në lista të hapura, ja qëndrimet e deputetëve demokratë

deputetëve demokratë

Deputeti Dashnor Sula, pak para mbylljes së afatit të depozitimit të listës së kandidatëve për deputetë, zgjodhi të sfidojë Partinë Demokratike, ku ka milituar prej dekadash, duke vendosur të garojë me formacion tjetër politik në garën e 11 majit.

Falënderoj z. Adriatik Lapaj, z. Endri Shabani dhe z. Pano Soko, të cilët ma dhanë këtë mundësi. Partia Demokratike nuk ka hallin për fitoren e datës 11 maj, por ka hall 12 majin, se si do të dalin dhe si do ta mbahet peng Partia Demokratike brenda një bunkeri, i cili është mbyllur tani,” deklaroi z. Sula jashtë ambienteve të Kuvendit në nisje të seancës plenare.

Ferdinand Xhaferaj e ironizon koalicionin opozitar.

Koalicioni i drejtuar nga burrat e shtetit, Selami Jenisheri, Sali Berisha dhe Kujtim Gjuzi janë kthyer në tmerr për Edi Ramën,” tha z. Xhaferaj.

Ndërsa deputetet Dhurata Çupi dhe Jorida Tabaku, të mbetura jashtë listës së mbyllur, thonë se nuk janë të qejfmbetura dhe se janë të vendosura të vijojnë betejën.

Më 11 maj do të duhet të fitojë Partia Demokratike, të fitojë opozita, programi i opozitës, për vendin, për Partinë Demokratike, për qytetarët, për Shqipërinë,” u shpreh znj. Çupi.

A mendoj unë që e meritoja të isha në listën e mbyllur? Me shumë modesti them që e meritoja, se besoj që jam një figurë përfaqësuese e qytetit të Tiranës. Unë i kam fituar të gjitha betejat në Partinë Demokratike. I kam fituar të gjitha betejat në parlament dhe do ta fitoj edhe këtë betejë për të gjithë demokratët që më votuan në primare,” deklaroi znj. Tabaku.

Deputetet demokrate ishin pjesë e procesit të primareve në qarkun e Tiranës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.