Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pushuar çështjen për ish-gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Admir Thanza.
Admir Thanza akuzohej për veprën penale “Refuzim për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”.
Gjithashtu, edhe SPAK paraqiti në GJKKO kërkesën për pushimin e procedimit penal ndaj ish-gjyqtarit, që u aprovua nga gjyqtarët e Gjykatës së Posaçme.
NJOFTIM I GJKKO-së
Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 30.09.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Pushimin e procedimit penal me nr. 137/4, të vitit 2021, në ngarkim të shtetasit Admir Thanza, për veprën penale “Refuzim për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal”.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Elsa Ulliri, bazuar në nenet 328 e vijues të K.Pr.Penale dhe nenin 257/a të K.Penal, me vendimin Nr. 117, datë 22.10.2024, vendosi:
Pranimin e kërkesës.
Pushimin e çështjes penale që i përket procedimit penal me Nr.137/4 të vitit 2021, të regjistruar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të shtetasit Admir Thanza, për veprën penale penale “Refuzim për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal.
Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë.
Kundër këtij vendimi lejohet ankim nga i pandehuri në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit.
Sipas të dhënave të fundit nga KQZ, në Shkodër nga kutitë e numëruara deri tani…
Për shkak të interesit të jashtëzakonshëm për ndeshjen Shqipëri – Serbi, e vlefshme për kualifikueset…
Carlo Ancelotti është trajneri i ri i Brazilit. Para se të shpallet largimi i tij…
Procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit vijon në të gjithë…
Pak minuta më parë UEFA ka vendosur edhe kryesorin e finales së madhe të Mynihut…
Zhorzh Mendez nuk ka dyshime për lojtarin më të mirë të sezonit që po mbyllet.…
This website uses cookies.