Tuzjani arrestohet nga policia/ Kapet duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur në aksin Shkodër-Hani i Hotit

Një 65 vjeçar banues në Tuz të Malit te Zi është arrestur nga policia pasi në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit, është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Ndërsa një 28 vjeçar banues në Shkodër po ndiqet në gjendje të lirë pasi dyshohet se është autor i vjedhjes së një motomjeti.
Edhe për një tjetër rast policia e Shkodrës ka referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 43 vjeçar, banues në Shkodër, pasi duke vënë muzikë në lokalin e tij, në lagjen “Vasil Shanto”, në tejkalim të orarit të përcaktuar në ligj, ka prishur qetësinë publike në zonë.
Ndërkohë Policia e Vau Dejësit kanë referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 23 vjeçarin, banues në fshatin Naraç, pasi shtetasi D. Ll., 32 vjeç, banues në Laç, ka bërë kallëzim se 23-vjeçari i ka shitur atij, një automjet, i cili nga verifikimi në DRSHTRR Shkodër, rezulton i bllokuar. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. K., 56 vjeç, banues në fshatin Buhot, pasi dyshohet se i ka vënë zjarrin një sipërfaqeje toke me shkurre.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Rikthehet Kuvendi, të hënën deputetët mblidhen për seancën më të afërt plenareRikthehet Kuvendi, të hënën deputetët mblidhen për seancën më të afërt plenare

Rikthehet Kuvendi, të hënën deputetët mblidhen për seancën më të afërt plenare

Rikthehen punimet e Kuvendit të Shqipërisë pas ndërprerjes për gati 7 javë për shkak të…

14 hours ago
Finalja e Champions, Inzaghi: Duam t’u japim një gëzim të madh tifozëve tanëFinalja e Champions, Inzaghi: Duam t’u japim një gëzim të madh tifozëve tanë

Finalja e Champions, Inzaghi: Duam t’u japim një gëzim të madh tifozëve tanë

Dhjetë ditë para finales së Mynihut, është koha që Simone Inzaghi të shikojë etapat që…

14 hours ago
Përmbytje masive në Francë, tre viktima dhe dëme të mëdha pas reshjeve të denduraPërmbytje masive në Francë, tre viktima dhe dëme të mëdha pas reshjeve të dendura

Përmbytje masive në Francë, tre viktima dhe dëme të mëdha pas reshjeve të dendura

Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet…

14 hours ago

Tottenham- Manchester United në RTSH, sot kurorëzohet “mbretëresha” e Europa League

Tottenhami dhe Manchester United do të përballen sot në mbrëmje në orën 21:00 në stadiumin…

15 hours ago

Dita Botërore e Diversitetit Kulturor / Sekja: Rreth 3500 pakica malazeze në harmoni me jetesën në Shkodër

21 maji shënonn Ditën Botërore të Diversitetit Kulturor. Në Shkodër mendohet se jetojnë rreth 3500…

15 hours ago

Vermosh, në zemer  të Alpeve – Turistët vlerësojnë bukuritë dhe mikpritjen e banorëve

Vermoshi  është një ndër mrekullitë natyrore e klimaterike që Malësia E Madhe e ka në…

16 hours ago