Turqi- Rrëzohet avioni që transportonte shefin e ushtrisë së Libisë
Avioni privat i Falcon Air, në të cilin ndodhej shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Libisë, gjenerali Mohammed Ali Ahmed-Al Haddad, është rrëzuar në Turqi. Fillimisht, avioni ishte zhdukur nga radarët pasi u ngrit nga aeroporti Esenboya i Ankarasë, sipas mediave turke. Vdekja e gjeneralit dhe të gjithë atyre që ishin në bord u konfirmua nga qeveria libiane.
Sipas ministrit të Brendshëm turk, rrënojat e avionit që u ngrit nga aeroporti Esenboga i Ankarasë në Tripoli ndodheshin dy kilometra në jug të fshatit Kesikkavak në rajonin Haymana.
Pesë pasagjerë ishin në bord, duke përfshirë shefin e shtabit të Forcave të Armatosura Libiane, gjeneral Mohammed Ali Ahmed-Al Hadad. Zyrtari libian ishte takuar disa orë më parë me homologët e tij turq.
