Turizmi në Shkodër / Të huajt të interesuar kryesisht për Kalanë dhe Urën e Mesit
Disa prej investimeve që po realizohen në infrastrukurën rrugore kanë patur ndikim të konsiderueshëm në zhvillimin e mëtejshëm të turizmit në bashkinë e Shkodrës, duke nxitur jo vetëm rritjen e numrit të turistëve, por edhe gjallërimin në sektorët e shërbimeve.
Kalaja “Rozafa” bashkë me Urën e Mesit janë dy nga atraksionet më të vizituara në Shkodër.
Shkodra ka edhe një ofertë të rëndësishmë kulturore ku Muzeu “Marubi”, Muzeu i Dëshmisë dhe Kujtesës, Muzeu “Oso Kuka”, Muzeu i Kalasë, cilët ngjallin kureshtjen e turistëve.
