Asetet historike dhe kulturore në Lezhë duhet të administrohen nga pushteti vendor, për t’i dhënë më tepër zhvillim turizmit.
Kërkesa është është prezantuar nga kryetari i bashkisë, Pjerin Ndreu, i cili i kërkon qeverisë ndërhyrje ligjore për të realizuar diçka të tillë.
Në këtë mënyrë mund të aplikohet për projekte dhe mund të përfitohen fonde për zhvillimin e objekteve të trashëgimisë kulturore.
“Na duhet të marrim edhe ne pikënisjet e duhura dhe të dimë se çfarë do të bëjmë nesër. Sot kemi një projekt për një rrugë që shkon përreth murit të vjetër të Lezhës, shkon në kala. Na duhet ta zhvillojmë më përtej këtë zonë, sepse qytete të këtij lloji kanë shumë fuqi në turizëm për shkak të zhvillimeve që kanë marrë në këtë drejtim,” thotë z. Ndreu.
Aktualisht bashkia e Lezhës administron vetëm memorialin e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skëndërbeu, i cili rezulton ndër asetet më të kërkuara. Përgjatë vitit 2024, monumenti u vizitua nga rreth 24.500 persona.
Objektet e tjera të trashëgimisë kulturore, përfshirë dhe kalaja mesjetare e qytetit, janë shumë pak të vizituara, pasi ka munguar vëmendja për t’i mirëmbajtur dhe për t’i promovuar.
Emisoni Piranjat, në investigimin e tij, ka zbardhur faktin se si Bashkia Shkodër me anë…
Opozita e vjetër vazhdon të flasë për qytetin tonë pa ofruar asnjë alternativë reale, por…
Si asnjëherë më parë, Dukagjin I është i bashkuar për t’i dhënë mbështetjen maksimale kanddiatëve…
Gruemira u rezervoi një pritje madhështore kandidatëve të PS në Malësi të Madhe duke iu…
Kryetari i Partisë Social Demokrate Tom Doshi zhvilloi një takim në Lezhë duke marrë mbështetjen…
Të rinjtë dhe të rejat e Shkodrës do të bëhen bashkë për t’i dhënë fitoren…
This website uses cookies.