Tryezë për median, promovimi i lirisë së shprehjes, kriteret për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

gonzato

Pavarësia e medias, siguria e gazetarëve, kushtet e punës, transparenca, janë disa nga çështjet më të rëndësishme që u diskutuan në tryezën e organizuar nga BE në Shqipëri në bashkëpunim me Këshillin e Europës dhe departamentin e gazetarisë.

Kreu i delegacionit të BE në vendin tonë, Silvio Gonzato kërkoi përfshirjen e të gjithë aktorëve në procesin e lirisë së medias pasi sipas tij liria e medias mbetet një nga kushtet për integrimin e Shqipërisë në BE.

Kreu i delegacionit të BE në Shqipëri, Silvio Gonzato, në fjalën e tij theksoi se,  “siç e dimë Shqipëria ka marr përsipër të përmbush kriteret për negociatat dhe hyrjen në BE në mënyrë ambicioze për një kohë shumë të shkurtër në 2027 ndaj nuk kemi kohë të humbasim. Në të njëjtën kohë do të thosha se sigurisht shpejtësia nuk mund të cenojë transparencën dhe gjithëpërfshirjen. Është me të vërtet shumë e vështirë një balancë që kërkon përpjekje të mëdha por mendoj që kjo platforme po bën atë që po flasim. Sepse vetëm përfshirja e të gjithë aktorëve dhe palëve pjesëmarrëse dhe atyre të interesuara përmes kësaj forme do të mund të përmbushim kriteret.

Të njëjtin qëndrim mbajti edhe kryesuesja e zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë, e cila kërkoi angazhimin e të gjithë palëve për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Kreu i Zyrës se Këshillit të Europës në Tiranë Gulia Re, nënvizoi se, “Kjo është një qasje që ne në këshillin e Europës besojmë se ideja e angazhimit shumëpalësh dhe shumënivelësh ajo çka na sjell gjithëpërfshirjen. Projekti ka nxitur sesione të ndryshme me qëllimin për të mbështetur standardet e lirisë së shprehjes dhe profesionalizmin.”

Një nga rekomandimet e BE-së, çështje të diskutuara në tryezat me grupet e punës lidhet jo vetëm me pavarësinë institucionale por edhe financiare. Lufti Dervishi eksperti shqiptar i KiE-së vuri theksin dhe tek tarifa e ulët e transmetuesit publik.

Ekspert i Këshillit të Europës, Lutfi Dervishi  theksoi se, “Mënyra e financës që është dhe gjeja më kryesore , është një skemë mikse. Kryesisht tek tarifa, ku një pjesë të buxhetit nga parlamenti për investime teknike dhe burime të tjera që janë reklamat apo burime të tjera që ofron transmetuesi publik. Në këtë pikë direktiva europiane për median kërkon një procedurë transparente, objektive dhe të qëndrueshme. Tarifa është shumë e ulët ndërsa  komisioni që merr agjencia për mbledhjen e kësaj tarife është shumë e lartë. Tarifa nuk është indeksuar asnjëherë që prej 2011 që ka filluar funksionimi dhe RTSH-ja është gjithmonë në presionin e Parlamentit çdo vit për të siguruar fonde. Në një kohë që kjo duhet të ishte garantuar me ligj që financimi të jetë për disa vite

Përgjatë diskutimeve dhe gjetjeve të bëra publike, profesor Artan Fuga u ndal edhe tek digjitalizmi.

Kjo platformë përfshiu diskutime dhe dialogje përgjatë një periudhe 6 mujore me grupet e punës ku morën pjesë përfaqësues të medias, qeverisë dhe shoqërisë civile. Rekomandimet nga 8 takimet tematike të zhvilluara pritet t’i dorëzohen kuvendit brenda muajit korrik, për ndërtimin e kuadrit ligjor në funksion të procesit të integrimit.

dr eni