Lajme

Trump përzgjedh gazetarët/ Shtëpia e Bardhë përcakton listën e mediave që ndjekin fjalimet e presidentit

Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata që do të vendosin se cilët gazetadë do të kenë akses për të ndjekur fjalimet e Presidentit Amerikan si në zyrën ovale apo në Avionin e tij Air Force One, një lëvizje kjo që është konsdieruar nga Kritikët si  e rrezikshme për Demokracinë Amerikane. Prej më sumë se një Shekulli ka qenë Shoqata e Korrespondetëve të Shtëpisë së Bardhë që ka vendosur dhe mbikqyrur grupin e gazetarëve që iu jepet akses në hapësirat e kufizuara ku Presidenti Amerikan mban fjalimet e tij.

Ishte Karoline Leavit, Sekretarja e Shtypit në Shtëpinë e Bardhë që njoftoi se diçka e tillë do të ndryshojë ndërsa u përpoq ta justifikonte vendimin si një veprim moderinizues.

Një grup i zgjedhur gazetarësh me bazë në Washington DC  nuk duhet të ketë më monopolin e aksesit të shtypit në Shtëpinë e Bardhë. Ka kaluar kohë që  kur ishte zakon që populli amerikan të informohej nga mediat tradicionale pasi jemi në vitin 2025 dhe jo në vitin 1925 tha Leavit.

Njoftimi erdhi vetëm një ditë pasi një Gjykatës i Emëruar nga Trump refuzoi një kërkes të Associated Press që kjo media ti rikthehej mbulimi të ngjarjeve në Shtepinë e Bardhë. Administrata Trump e ndaloi agjencinë e lajmeve që të kishte reporterët e saj  në Air Force One dhe në Zyrën Ovale për shkak të vendimit të saj për të vazhduar përdorimin e terimit Gjiri I Meksikës në vend të Gjirit të Amerikws.

Ekspertët e medias kanë shprehur shqetësimet e tyre mbi vendimin e administratës Trump që thotë se do të jenë ata që do të vendosin se kush gazetarë do të ndjekin eventet e Trump në zona të kufizuara.

Jon Marshall, një profesor i historisë së medias në Universitetin Northwestern, e përshkroi ndryshimin si “një lëvizje të rrezikshme për demokracinë

Blerti Delija

Recent Posts

Dështon konstituimi i Kuvendit të Kosovës, PDK: Po mbahen peng institucionet. LVV: Opozita kërkon bllokadën

Seanca e kësaj të diele (25 maj) ka dështuar sërish për konstituimin e kuvendit të…

15 hours ago

Moto Fest Shkodra 2025 – Eventi i  organizuar nga Bashkia kulmoi me performancën e grupit të njohur “Elita 5”

"Moto Fest Shkodra 2025 " ka dhuruar spektakël dhe adrenalinë në Shkodër për tre netë…

15 hours ago

Parcelë me kanabis në malin e Rrencit – Arrestohet 30- vjeçari nga Velipoja, në kërkim i vëllai dhe një shtetas tjetër

Një 30- vjeçar nga Velipoja është vënë në pranga nga policia e Lezhës. Bëhet me…

15 hours ago

Kontratat kolektive – Tuka: Gjatë vitit 2024 në Shkodër u zbatuan deri në masën 90%

Gjatë vitit 2024 në Shkodër kontrata kolektive u zbatuan deri në masën 90%. Këtë gjë…

15 hours ago

Shije që nuk harrohet kurrë – Shkodranët kujtojnë gatimet e gjyshes

Në çdo familje shqiptare  gjyshja nuk është vetëm simbol i dashurisë, por mbi të gjitha…

15 hours ago

Shiroka turistike  – Qytetarët: E frekuentojmë për ajrin e pastër dhe natyrën

Shiroka është kthyer në një qendër turistike që po frekuentohet çdo herë e më shumë…

15 hours ago