Trump optimist për marrëveshjen me Ukrainën – SHBA tha se po ofron garanci sigurie të ngjashme me NATO-n
Në takimin e mbajtur në Berlin u theksua përparim i rëndësishëm në përpjekjet ndërkombëtare për t’i dhënë fund luftës ruse në Ukrainë. Në deklaratën e përbashkët liderët evropianë theksuan se synimi i tyre kryesor ishte ofrimi i garancive të fuqishme të sigurisë dhe masat për mbështetjen e rimëkëmbjes ekonomike të Ukrainës.
Deklarata përfshin gjithashtu angazhimin për të mbështetur forcat e armatosura të Ukrainës, një forcë paqeruajtëse të drejtuar nga Evropa, garanci për të përdorur forcën nëse Ukraina sulmohet përsëri si dhe mbështetje për Kievin që t’i bashkohet BE-së. Liderë folën edhe për një mekanizëm monitorimi dhe verifikimi të armëpushimit të udhëhequr nga SHBA-ja, me pjesëmarrje ndërkombëtare.
Megjithatë ata theksuan se asnjë marrëveshje nuk do të konsiderohet përfundimtare derisa të dakordohen të gjitha çështjet kyçe. Sakaq të dërguarit e presidentit Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner bënë një ofertë të paprecedentë në bisedimet me Zelenskin në Berlin, por paralajmëruan se një marrëveshje e tillë nuk do të qëndronte përgjithmonë në tryezën e bisedimeve.
Pasi Uashingtoni tha se i ofronte Kievit garanci sigurie të ngjashme me ato të NATO-s dhe shprehu besim se Moska do t’i pranonte. me homologun ukrainas dhe liderët e NATO-s e vendeve evropiane. “Po përpiqemi ta arrijmë qëllimin”- tha Trump. -“Kam zhvilluar biseda të shumta me Presidentin rus Putin dhe mendoj se tani më shumë se kurrë jemi afër një marrëveshjeje”- shtoi ai.
Liderët evropianë e mirëpritën me kujdes ndryshimin e dukshëm të qëndrimit të administratës Trump në lidhje me garancitë e sigurisë për Ukrainën. “Për herë të parë që nga fillimi i luftës, po shohim mundësinë e një armëpushimi”- tha kancelari gjerman Friedrich Merz.
Zelenskiy tha pas bisedimeve se do t’i kërkonte SHBA-së të godiste Rusinë me sanksione dhe t’i siguronte Ukrainës më shumë armë, nëse Moska refuzonte propozimet e fundit të diskutuara në Berlin. Por Trump duket se sugjeroi që në këmbim të garancive të sigurisë, Kievi duhet të bjerë dakord t’i japë Rusisë pjesë të rajonit lindor të Donbasit, terrior për të cilin Zelenski thotë se nuk do ta njohë si pjesë ruse “Ata e kanë humbur tashmë territorin, të jemi të sinqertë” – tha Trump kur u pyet se çfarë nxitjeje do të kishte Ukraina për të hequr dorë nga territori, ndërsa shtoi se Evropa – e cila ka propozuar përsëri një forcë paqeruajtëse shumëkombëshe pavarësisht kundërshtimit të Rusisë, – do të ishte një pjesë e rëndësishme e çdo garancie sigurie.
