Trump bisedon me Putinin për Ukrainën, një ditë pas takimit me Zelenskyn

Trump bisedo

Presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin rus Vladimir Putin, vetëm një ditë pas takimit të tij me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Mar-a-Lago.

Sipas zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, telefonata u cilësua si “pozitive” dhe kishte në fokus situatën e luftës në Ukrainë.

Megjithëse nuk u dhanë detaje të tjera mbi përmbajtjen e diskutimit, ky kontakt vjen në një moment të ndjeshëm për përpjekjet diplomatike që synojnë gjetjen e një zgjidhjeje për konfliktin.

“Presidenti Trump sapo përfundoi një telefonatë pozitive me Presidentin Putin në lidhje me Ukrainën”, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt për CNN.

Telefonata erdhi një ditë pasi Trump u takua me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Mar-a-Lago për të diskutuar mbi zgjidhjen e luftës, megjithëse pas tre orësh bisedimesh, asnjëri prej tyre nuk njoftoi ndonjë përparim të madh.

Leavitt nuk dha detaje të mëtejshme të bisedës Trump-Putin.