Tregu i banesave në Shkodër – Stopimi i dhënies së lejeve të ndërtimit dhe kërkesa e lartë risin çmimet
Çmimet e shitjes së banesave në Shkodër kanë pësuar një rritje të ndjeshme gjatë viteve të fundit. Sipas agjentëve imobiliar kjo rritje lidhet me disa faktorë siç është rritja e numrit të qiramarrësve, por edhe pjesa e turizmit, e cila ka ndikuar në rritjen e çmimeve të apartamenteve.
Shumë ndërtesa të reja po ndërtohen kryesisht për turistët dhe jo për banorët që kërkojnë banesën e tyre të parë.
“Çmimi i shitjes së apartamenteve është rritur në Shkodër si pasojë e stopimit të dhënies së lejeve të ndërtimit, rritja e referencës dhe kërkesa e madhe. Pallati i ri starton me 1200 euro metri katror dhe rritet 1300, 1500 euro”, u shpreh agjenti imobiliar, Armando Lohja.
Ndikim ka pasur edhe zhvillimi urban, duke reflektuar drejtpërdrejt në çmimin për metër katror. Për pasojë, shumë familje e kanë gjithnjë e më të vështirë sigurimin e një banese, ndërsa tregu i pasurive të paluajtshme në qytet vijon të mbetet aktiv dhe në rritje.
