Tregu i banesave në Shkodër / Agjentët: Kërkesa rritet, oferta tkurret

parruca

Tregu i banesave në qytetin e Shkodrës po karakterizohet aktualisht nga një mospërputhje e ndjeshme mes kërkesës dhe ofertës.

Sipas agjentëve të pasurive të paluajtshme, interesi për blerje apartamentesh është rritur ndjeshëm, ndërsa oferta po shënon rënie, kryesisht për shkak të bllokimit të lejeve të ndërtimit për pallate të reja.

Në aspektin e çmimeve, situata paraqitet relativisht e qëndrueshme krahasuar me një vit më parë, sidomos për ndërtimet e reja.

Ndryshe paraqitet tregu për ndërtesat e periudhës para viteve ’90, ku vërehet një rritje e vazhdueshme e çmimeve.

Sipas të dhënave nga agjencitë imobiliare në qytet, kërkesa më e lartë për blerje banesash vjen kryesisht nga emigrantët shqiptarë që jetojnë në vendet e Evropës. Ata kërkojnë të investojnë kursimet e tyre në prona në vendlindje, duke e parë Shkodrën si një alternativë gjithnjë e më të favorshme për investim afatgjatë