Tregu i bagëtive i boshatisur / Kontrolle për mos lejimin e të imtave, 478 të imta janë asgjësuar

tregu bageti bosh

Ky është tregu i të imtave në Stom Golem, që, këtë të dielë, ishte i boshatisur.

Prej datës 4 qershor, në qarkun Shkodër janë regjistruar 3 vatra të murtajës së reminantëve të vegjël.

Me qëllim parandalimin e mëtejshëm të sëmundjes, shërbimi veteriner është përqendruar në kontrolle intensive si në ferma, rrugë dhe tregje.

Lëvizja e kafshëve të imta nga ferma në thertore lejohet vetëm në zonat që janë jashtë karantinës.

Në Shkodër janë 2 tregje, të cilat po vijojnë të mbahen në monitorim.

Rasti i fundit Iicili rezultoi pozitiv 3 ditë më parë është në Shkrel të Malësisë së Madhe. Aty u asgjesuan 300 krerë të imta.

Në total, prej nisjes së rastit të parë në qarkun Shkodër, janë asgjesuar 478 krerë të imta.