“Tregime Fshati” në Zogaj / Aktiviteti synon të krijojë modele të qëndrueshme të zhvillimit rural

tregime fshati zogaj

Në zemër të natyrës dhe historisë, Zogaj priti vizitorë  dhe dashamirës të trashëgimisë kulturore që u njohën nga afër me jetën, traditat dhe mjeshtërinë e banorëve të zonës.

 Programi përfshiu një seri aktivitetesh që sollën në vëmendje bukuritë natyrore, jetën e përditshme dhe pasuritë shpirtërore të komunitetit: guida lokale në rrugicat e fshatit dhe në pikat karakteristike pranë liqenit, rrëfime historike, kinema në natyrë, punëtori artizanale, degustime të gatimeve tradicionale.

Zogaj, fshati piktoresk buzë liqenit të Shkodrës, u kthye për dy ditë në një qendër të gjallë të kulturës, turizmit dhe trashëgimisë shqiptare përmes eventit “Tregime Fshati”, që u zhvillua më 13 dhe 14 Qershor.

 Ky aktivitet është pjesë e iniciativës “N’Fshat”, e ndërmarrë nga GIZ Albania dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, që prej vitit 2022 synon të krijojë modele të qëndrueshme të zhvillimit rural duke fuqizuar komunitetet lokale dhe vlerat e tyre autoktone.