Trauma psikologjike dhe dëmtimet fizike të brendshme vendosin në rrezik ndeshjen prej 100 mln £ mes Joshua dhe Fury

Joshua dhe Fury

Ndeshja mes Anthony Joshua dhe Tyson Fury është në rrezik pas aksidentit të tmerrshëm ku u përfshi boksieri 36-vjeçar, i cili humbi dy shokët e tij të ngushtë.

Deri më tani nga aksidenti që ndodhi në rrugën që lidh Lagosin me Ibadan në qytezën Makun është mësuar se Joshua ka qenë i ulur në sediljen pas shoferit të një automjeti të tipit “Lexus”. Përplasja ka qenë fatale për shoferin dhe pasagjerin e ulur përpara, të cilët ishin Sina Ghami (përgatitësi atletik i Joshua) dhe Kevin Latif Ayodele (shoku i ngushtë i Joshua).

Edhe pse mediet lokale raportuan se Joshua nuk kishte pësuar dëmtime serioze nga përpalsja, në Angli janë të bindur se boksieri ka dëmtime të brendshme, të cilat mund të bëjnë që ndeshja me Tyson Fury-n të shtyhet për një tjetër datë.

Mediet britanike kanë bërë me dije se Joshua po kalon një moment të vështirë edhe nga ana psikologjike pasi me dy perosnat, të cilëët humbën jenë, ishte mjaft i lidhur. Ky mund të jetë një tjetër fakt që e bën edhe më të vështirë zhvillimin e këtij dueli.