Trashëgimia kulturore e Shkodrës / Çuni: Ruajtja e identitetit të saj, një proces delikat

Zona muzeale e Shkodrës është një pjesë e vyer qytetit që ruan trashëgiminë e pasur historike dhe kulturore të tij.
Zona muzeale e kryqendrës së veriut është padyshim imazhi kryesor për vizitorët vendas e të huaj.
“Ruajtja e identitetit të saj nga mosshkatërrimi është një proces që duhet bërë me kujdes”, shprehet arkitekti shkodran, Zef Çuni.
Arkitekti Çuni thotë se nevojitet një vëmendje e madhe ndaj monumenteve të kulturës në Shkodër.
Për ata që duan të eksplorojnë historinë, kulturën dhe artin e Shkodrës, ajo ka shumëçka për të ofruar, por ruajtja e këtyre objekteve mbetet një sfidë për të mos humbur trashëgiminë kulturore.