“Transparent Albania”, ministrja Pirdeni: Portali i ri, portë unike për dokumente. Qytetarët mund të gjurmojnë kërkesat e tyre për informacion

piden minis

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni në fjalën e mbajtur në tryezën e përbashkët me autoritetet publike, partnerët europianë, shoqërinë civile dhe organizata të medias, deklaroi se portali i ri i transparencës, “Transparent Albania”, synon aksesin për informacion cilësor dhe të vlefshëm nga ana e qytetarëve dhe shoqërisë civile.

“Krahas diskutimeve për problematikat për të drejtën e informimit dhe transparencës, vijmë sot me një premtim të mbajtur, me një qasje të re të transparencës në qeverisje që është portal “transparent Albania”, që vjen i vitalizuar me fokus adresimin e një prej parimeve kryesore: që informacioni ekziston por shpeshherë është i fragmentarizuar dhe nuk është lehtësisht i aksesueshëm. Për këtë arsye, transparent Albania” është një faqe e cila do përfshijë informacion mbi transparencën buxhetore, por do jetë portë unike  te të gjitha programet e transparencës që hartohen në bazë të ligjit për të drejtën e informimit, një faqe unike për gjithë informacionin që lidhet drejtpërdrejtë me marrjen e çdo dokumenti, çdo vendimmarrje me bazë publike. Për herë të parë do ketë një funksion të ri, ku çdo qytetar mund ti drejtohet përmes kësaj faqeje koordinatorit për të drejtën e e informimit në çdo institucion dhe do mund të gjurmojë kërkesën e vetë për informacion”, deklaroi ministrja.

Sistemi i ri do të mundësojë gjithashtu monitorimin e performancës së ministrive në ofrimin e informacionit në kohën e duhur dhe sipas standardeve të kërkuara.

Pirdeni njoftoi se vitin e ardhshëm ky portal do të integrohet me një dritare të re në faqen e Kryeministrisë, ku do të publikohet informacion i përditësuar mbi procesin e negociatave me Bashkimin Europian, duke siguruar transparencë dhe mbikëqyrje publike.

Nga ana tjetër, ky sistem na krijon mundësi të evidentojmë cilat ministri performojnë si duhet për qëllimin që mbartin për transparencë, cilat janë ato ministri që duhet të shpejtojnë dhe intensifikojnë punën për të dhënë informacionin në kohën e duhur sipas standardeve të kërkuara. Vitin e ardhshëm qëllim, kjo të jetë portë mbi dritaren e re që do hapet në faqen e kryeministrisë ku do ketë informacion të përditësuar mbi negociatat, proces shumë kompleks që meriton të ketë vëmendjen e duhur dhe syrin mbikëqyrës të publikut dhe shoqërisë civile”, shtoi Pirdeni.