Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sot live pyetjeve të adresuara në platformat sociale në rubrikën “Sy m’ Sy” ku u pyet se kur do të përfundojë hyrja e Shkodrës.
Kreu i qeverisë u shpreh se, “Hyrja e Shkodrës është në proces.
Kemi pasur një procedurë jo të lehtë dhe jo dhe aq të shpejtë për arsye teknike me shpronësimet”.
Rama theksoi se, “gjithçka është gati, projekti është fantastik dhe Shkodra më në fund është qytet siç i ka hije, me hyrjen siç i ka hije sepse deri më sot ka qenë e fshehur pas një hyrjeje katastrofike dhe krejtësisht të padenjë për emrin dhe për reputacionin e Shkodrës”.
Një ditë më pare, Këshilli i Ministrave miratoi shpronësimin për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken nga realizimi i projektit “Rikualifikimi i hyrjes së qytetit të Shkodrës dhe bregut perëndimor të liqenit të Shkodrës”.
Sipas këtij vendimi, pronarët do të kompensohen me një vlerë të përgjithshme prej rreth 403 milon lekësh, e cila do të përballohet nga buxheti i shtetit.
Kryedemokrati Sali Berisha ka falënderuar qytetarët që kanë votuar deri tani dhe ka bërë thirrje…
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në komunikimin e parë për mediat në…
Kreu i OSBE-ODIHR-it Lamberto Zannier ka vizituar një prej qendrave të votimit për të parë…
Kryetari i Kualicionit Euroatlantik Shkodër , Xhevdet Amuli, ka votuar i shoqëruar nga familjarët e…
Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama kanë votuar në qendrën e votimit…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe bashkëshortja e tij, Liri Berisha, kanë votuar pranë…
This website uses cookies.