Trajnimi për zgjedhjet – Kola: Jemi drejt përfundimit, risi koordinatorët e sigurisë në QV

Trajnimi i komisionerëve ka përfunduar teksa në 2 ditët e mbetura po vijon puna për trajnimin e numëruesve dhe vëshguesve në qarkun e Shkodrës.
Entela Kola tregon mbi përgatitjet në 48 orët e fundit.
Këtë vit, risi është pajisja e çdo qendre votimi me kordinator të sigurisë i cili do të mbikqyrë zonën në një perimetër prej 150 metër, si dhe administrimi i pajisjes Pei nga ana e KQZ.
Në qarkun Shkodër janë 8 KZAZ të cilat po bëjnë përgatitjet e fundit për dërgimin e materialeve drejt qendrave të votimit në 405 qendrat përkatëse.