Tragjike! Ra nga ballkoni, humb jetën 19-vjeçari shqiptar

ambulance-721x450

Një ngjarje tragjike u regjistrua mbrëmjen e së enjtes në Selanik, ku një i ri 19-vjeçar me origjinë nga Shqipëria humbi jetën pasi ra nga ballkoni i një apartamenti në katin e katërt.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=426&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Ftragjike ra nga ballkoni humb jeten 19 vjecari shqiptar%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb

Sipas të dhënave paraprake, incidenti ndodhi rreth orës 22:00 në qendër të qytetit. I riu ndodhej në një apartament të marrë me qira afatshkurtër, kur, për arsye që mbeten ende të paqarta, ra në boshllëk nga ballkoni.

Në vendngjarje mbërriti menjëherë autoambulanca e shërbimit emergjent, por mjekët konstatuan se 19-vjeçari kishte ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Çështja po hetohet nga efektivët e Komisariatit të Sigurisë së zonës “Lefkos Pyrgos”, ndërsa priten më shumë detaje në vijim.